Surprise Me!

Termeti tkurr ndertimin, bie kerkesa per leje | Lajme - News

2020-11-05 0 Dailymotion

Tërmeti i 26 Nëntorit dhe pandemia e Covid-19 kanë frenuar boomin që përjetoi gjatë 3 viteve të fundit sektori i ndërtimit.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, numri i lejeve të ndërtimit të miratuara nga autoritetet publike njohu një rënie vjetore për të tretin tremujor rresht, duke reflektuar kështu stepjen e aktivitetit ekonomik të kësaj industrie.

Në tremujorin e dytë të këtij viti janë miratuar 209 leje ndërtimi, nga 339 leje të mirtuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënie ka shënuar edhe kërkesa për të ndërtuar sipërfaqe dhe qendra banimi të mëdha, e po ashtu edhe vlera e investimit të kompanive në këtë sektor.

Për gjysmën e parë të këtij viti ndërmarrjet në këtë fushë kanë kërkuar të investojnë 226 milionë Euro, nga 348 milionë Euro që ishte vlera e lejeve të ndërtimit, të dhëna në Janar ? Qershor 2019.

Në kryeqytet janë dhënë vetëm 66 leje në muajt Mars ? Qershor, duke shënuar numrin më të ulët në 3 vite, ndërsa rritje të kërkesës për leje ndërtimi ka patur vetëm Bashkia e Durrësit për shkak të rindërtimit të banesave pas tërmetit.

Agjencitë imobiliare kanë raportuar po ashtu një rënie të aktivitetit të shit-blerjeve të pasurive të patundshme në këtë periudhë, ndërsa sektori i ndërtimit u tkurr gjatë pjesës së parë të vitit me 16.6%.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon